Ministri i Jashtëm iranian sulmon Netanyahun: Kërkon të përfshijë SHBA-në në një katastrofë në Lindjen e Mesme!

05/05/2025 17:38

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi sot Izraelin se dëshiron t’i përfshijë Shtetet e Bashkuara në një katastrofë në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të provokuar luftë kundër Iranit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet të diktojë hapur se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në diplomacinë e tij me Iranin”, shkroi Araghchi në platformën e mediave sociale X.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara, armiq për katër dekada, kanë filluar bisedimet mbi çështjen e mprehtë të programit bërthamor të Iranit nën ndërmjetësimin e Omanit që nga 12 prilli.

Më 27 prill, Netanyahu i bëri thirrje SHBA-së të arrijë një marrëveshje me Teheranin që do ta privonte Iranin nga çdo aftësi pasurimi të uraniumit dhe do të parandalonte zhvillimin e raketave balistike.

Irani, i cili i konsideron këto kërkesa si një vijë të kuqe në negociata, e kishte akuzuar Benjamin Netanyahun se po “dikton” politikën amerikane.

Bota mësoi gjithashtu se si Netanyahu po ndërhyn drejtpërdrejt me qeverinë amerikane për ta përfshirë atë në një tjetër katastrofë në rajonin tonë“, shtoi kreu i diplomacisë iraniane në Platformën X.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta