“Ka krijuar një racë qeveritarësh që qëndrojnë vite dritë larg qytetarëve”, Berisha nga Dibra: Kalon nga sheshi në shesh me humor banal dhe teza bajate

05/05/2025 20:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës në qytetin e Dibrës.

Kryedemokrati nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës duke thënë se me humorin e tij banal dhe me tezat e tij bajate kërkon të shmangë ballafaqimin me qytetarët për vjedhjet e tij.

“Krijoi një racë qeveritarësh që qëndrojnë vite dritë larg halleve të qytetarëve. Nuk duan t’ia dinë për hallet e qytetarëve, nuk duan t’ia dinë se pensionistët nuk blejnë dot ilaçe, nuk duan t’ia dinë se nuk ushqehen dot si duhet. Para një jave në një biznes gjeta punëtorë nga Bangladeshi, në Borsh gjeta punëtorë nga Mianmari sepse Rama e urren Shqipërinë dhe i largon të rinjtë nga ky vend. Shqipëria nuk ka parti, Shqipëria është dheu i shqiptarëve. Kombi nuk ka parti. Ndaj më 11 maj çdo shqiptarë duhet të votojë për Shqipërinë, duhet të votojë për kombin.”, tha kreu i opozitës.

“Pas 12 vitesh, Edi Rama në një akt të turpshëm, kalon nga një shesh në tjetrin me nëpunësit e tij, që i shëtit me detyrim. Me teza bajate, me humor banal, me qëllimin e vetëm që të mos përballet me ju, me qëllimin e vetëm që të fshehë vjedhjet e tij”, përfundoi Berisha.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta