Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi në Has kërkoi votën e socialistëve dhe elektoratit gri.

Ndërsa u shpreh se trojet shqiptare po zbrazen, ai theksoi se PD do krijojë mundësi reale për qytetarët.

Sali Berisha: Hasi është vendi i burrave dhe grave, djemve dhe vajzave me dinjitet, integritet të lartë, me ndershmëri të spikatur. I atdhetarëve të flaktë, i familjarëve të vërtetë, i qytetarëve shembullorë.

Ndaj vij këtu me bindjen me të madh që Hasi sot për një seri arsyesh, nuk është vendi siç duhet të jetë, është vendi nga i cili largohen përsëri bijtë dhe bijat e saj.

Është vendi nga i cili ëndrrat e bukura të hasjanëve, nuk ndërtohen në Has, por këtu ëndërra, ky regjim i eksporton në dhera të tjera.

Po vij nga Tropoja, një bashkëmoshatare e Odetës deklaroi aty, kemi qenë 32 shokë dhe shoqe, nga ata sot jemi vetëm 3.

Pra siç e shihni ju njerëz atdhetarë, të ndershëm ka diçka që po e zbraz Shqipërinë, ka diçka që po i shkreton trojet tona. Ka diçka që po e lë këtë komb pa rini.

620 mijë të rinj kanë ikur në 10 vitet e fundit. Nga viti 2019 e këtej, ne kemi shumë më tepër vdekje se sa lindje. Dhe së fundi OKB deklaroi se, shqiptarët kanë treguesit e lindshmërisë më të ulëtin në botë, për shkak të emigracionit.

Tani për çdo shqiptar, atdhetar, hasjane dhe hasjanë kudo që jeni, këto, janë sirenat, janë thirrjet që vijnë nga thellësia e shpirtit të këtij të kombi, nga thellësia e kësaj toke.

Me 11 maj të votojmë ndryshimin, me 11 maj, të votojmë për një epokë të re, për një kapitull të ri, për një histori të re, të Hasit dhe të Shqipërisë, për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe e cila varfëroi shqiptarët nga viti në vit.

Miq, dua të kujtoj pak këtu, nëse në diktaturën komuniste varfërinë na e solli hiperkolektivizimi, në diktaturën e re të krimit të Edi Ramës, varfërinë e sjell, vjedhja, vjedhja, plaçkitja e qytetarëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta