Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama takim elektoral në qytetin e Shkodrës, ku bëri prezantimin e investimeve 10-vjeçare në këtë qark.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh dhe për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“BE është makina më e madhe burokratike e botës. Duhet të negociosh çdo produkt. Veza, midhja, peshku, buka… Duhet të negociosh si duhet të hedhësh hapat për sistemin e drejtësisë. Duhet të negociosh për ekonominë.

Si mund të negociojnë ata me një vend që është ‘narko’. Me një vend që s’ka drita, s’ka bukë… Normalisht që ne kemi probleme, por këto janë probleme më të reduktuara sesa kanë qenë”, u shpreh Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta