Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fation Semanjaku është shoqëruar në komisariatin e policisë Fier

Disa minuta më parë pasi ka kundërshtuar policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit.

Për të evituar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë policia e cila e ka shoqëruar deri në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë.

“Mos më prek, mua s’më prek me dorë njeri”, dëgjohet të thotë ai.

Ndërkohë PD këtë e ka cilësuar ndalim me urdhër politik sepse po bën fushatë.

“Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:

Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë”, sipas policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta