Grabitje me thikë në Sarandë, arrestohet në Durrës 48-vjeçari! Akuzohet dhe për tentativë përdhunimi

04/05/2025 10:37

Është arrestuar një 48-vjeçar me precedent penal, i cili akuzohet për grabitje me dhunë dhe tentativë përdhunimi ndaj një shitëseje të re në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ndodhi më 2 maj 2025, në një dyqan në lagjen nr. 2 të Sarandës, ku i dyshuari Jorgo Kumaraku, 48 vjeç, nën kërcënimin e një thike, grabiti 60,000 lekë të reja nga arka e dyqanit dhe goditi fizikisht shitësen 26-vjeçare.

Sipas policisë, ai dyshohet gjithashtu se tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Pas shpalljes në kërkim, autoritetet ndërmorën një operacion intensiv dhe, falë bashkëpunimit mes Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Durrës, 48-vjeçari u kap dhe u ndalua në qytetin e Durrësit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta