
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet sot nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Sipas parashikimeve, gjatë ditës do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore të juglindjes së vendit.
Reshje të dobëta shiu parashikohen kryesisht në pjesën e parë të ditës në zonën qendrore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të jenë me intensitet të ulët dhe pritet të ndërpriten gradualisht gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë nga verilindja me një shpejtësi mesatare prej 10 m/s, ndërsa në lugina dhe zona bregdetare do të arrijë deri në 16 m/s. Në detin Adriatik dhe Jon do të ketë valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë.
Temperaturat do të variojnë:
Në zonat malore: nga 9°C deri në 17°C
Në zonat e ulëta: nga 11°C deri në 19°C
Në bregdet: nga 9°C deri në 20°C
Top Channel