Trump shfaqet i veshur si Papë, fotoja me IA e publikuar nga Shtëpia e Bardhë ‘trazon’ rrjetin

03/05/2025 09:19

Një imazh i krijuar me inteligjencë artificiale, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shfaqet i veshur si Papë, ka shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik dhe atë politik.

Fotomontazhi u postua në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë vetëm pak ditë para nisjes së Konklavit të ri, i cili pritet të fillojë më 7 maj.

 

Në foto, Trump shfaqet me veshjen tradicionale papnore petkun e bardhë, një kryq të madh të varur në qafë dhe me dorën e ngritur si për të dhënë bekimin. Imazhi u shpërnda gjithashtu edhe në rrjetin e tij social, Truth Social, ku ka marrë mijëra reagime dhe komente në një kohë të shkurtër.

Në deklarata të mëparshme publike, Trump ka bërë disa herë batuta rreth mundësisë që ai vetë të bëhej Papë, duke thënë me ironi se “do të ishte zgjedhja e tij e parë”. Megjithëse komentet janë bërë me konotacion humoristik, publikimi i këtij imazhi në një moment kaq të ndjeshëm për Kishën Katolike ka nxitur diskutime të forta, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe brenda Shteteve të Bashkuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta