‘Sovraniteti i Meksikës nuk është në shitje’, Sheinbaum refuzon ofertën e Trump: Trupat amerikane nuk janë të mirëpritura

03/05/2025 22:05

Claudia Sheinbaum zbuloi në një fjalim se e kishte refuzuar ofertën e homologut të saj amerikan, Donald Trump, për të dërguar trupa amerikane në Meksikë për të luftuar kartelet e drogës.

Në një aktivitet publik, Sheinbaum iu referua raporteve të Wall Street Journal që thoshin se presidenti amerikan i kishte bërë presion asaj për të bindur qeverinë meksikane të pranonte praninë e trupave amerikane në territorin meksikan.

“Kjo është e vërtetë (…) por jo siç thonë ata”, tha presidentja e majtë meksikane, duke shpjeguar se gjatë një bisede telefonike, Trump e pyeti se si mund të ndihmonte në luftën kundër krimit të organizuar dhe i ofroi të dërgonte trupa.

“I thashë: ‘Jo, President Trump, territori (meksikan) është i paprekshëm, sovraniteti është i paprekshëm, sovraniteti nuk është në shitje (…), ne kurrë nuk do ta pranojmë praninë e ushtrisë amerikane në territorin tonë’”, theksoi ajo. U ofrua vetëm bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni midis autoriteteve të të dy vendeve.

Presidentja meksikane, megjithatë, i bëri thirrje Trumpit t’i japë fund tregtisë së armëve me bandat kriminale, një nga shkaqet e një vale dhune që ka zgjatur pothuajse dy dekada dhe ka marrë jetën e më shumë se 450,000 njerëzve.

“Dje (e premte), presidenti (amerikan) urdhëroi që të merren të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar hyrjen e armëve në vendin tonë nga Shtetet e Bashkuara”, theksoi ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta