
Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e Anticiklonit të Afrikës duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësirave në pjesën më madhe të territorit ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore – Juglindore.
Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por edhe mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Top Channel