
Në Greqi po shfaqen probleme me votimin e diasporës, situatë që ka shqetësuar të dyja partitë e mëdha.
Ndërsa demokratët e shprehën shqetësimin në KQZ, socialistët janë angazhuar në terren për t’i bërë thirrje votuesve të tyre që të shkojnë në zyrat e postave që shpërndajë votat dhe t’i kthejnë po vetë.
Në një nga këto zyra ishte këtë të shtunë edhe i deleguari i socialistëve për diasporën ministri Taulant Balla.
Ndërkohë tërheqja e zarfeve me fletëvotimet e emigrantëve ka vijuar. Kompania e ngarkuar me shpërndarjen ka vendosur që t’i mbajë sportelet hapur edhe të shtunë të diel, me qëllim përfundimin sa më shpejtë të shpërndarjes.
Në disa raste emigrantët zgjedhin të votojnë direkt pranë zyrave të kompanisë dhe i rikthejnë direkt zarfet, në disa të tjera preferojnë t’i marrin në shtëpi dhe atje të vendosin për subjektin që do të votojnë.
Top Channel