Veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit në Sazan, policia kufitare e Vlorës shpëton turistët

02/05/2025 22:47

Policia Kufitare e Vlorës, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, u kanë ardhur në ndihmë disa shtetasve të tuaj të cilëve iu rrezikua jeta, pasi veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit pranë ishullit të Sazanit.

Gjatë mbrëmjes së kësaj të premteje, Policia u njoftua se në afërsi të ishullit të Sazanit ndodhej në rrezik një mjet lundrues tip velier, me flamur të huaj, i nisur nga Italia me destinacion Kroacinë.

Veliera kishte pësuar defekt në motor dhe për shkak të dallgëzimit dhe afërsisë me shkëmbinjtë, rrezikonte përmbytjen dhe përplasjen në breg.

Policia njofton se u bë i mundur shpëtimi i këtyre shtetasve pa pasoja për jetën dhe transportimi i tyre i sigurt drejt bregut.

Të gjithë personat në bord u konstatuan në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa u bë i mundur edhe tërheqja e velierës në SPK Triport, Vlorë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta