Ushtria amerikane po planifikon paradë për ditëlindjen e Trump, mbi 6600 ushtarë do mbushin rrugët e kryeqytetit amerikan

02/05/2025 14:46

Ushtria amerikane po përgatitet për një paradë të madhe ushtarake në Uashington, D.C., më 14 qershor, 250 vjetori i krijimit të ushtrisë amerikane, njëkohësisht ditëlindja e presidentit amerikan, Donald Trump, sipas The Associated Press.

Parada, e cila mbetet nën diskutim dhe nuk është miratuar ende zyrtarisht.

Megjithatë, sipas Politico, disa ditë më parë, Shtëpia e Bardhë mohoi raportet se po planifikonte të mbante një paradë ushtarake në Uashington për ditëlindjen e presidentit amerikan, megjithëse zyrtarët vendas kanë kontaktuar qeverinë për një festë.

6,600 ushtarë, tanke dhe helikopterë në zemër të Uashingtonit

Dokumente të datuara më 29 dhe 30 prill, bëjnë thirrje për pjesëmarrjen e më shumë se 6,600 ushtarëve, 150 automjeteve ushtarake, 50 helikopterëve dhe shtatë bandave ushtarake. Rreth 6,300 ushtarë pritet të marshojnë, ndërsa pjesa tjetër do të ndihmojë në organizim. Në të njëjtën kohë, mijëra civilë priten si spektatorë dhe pjesëmarrës, përfshirë veteranë, studentë të akademive ushtarake dhe klubeve të ri-aktualizimit të betejave historike.

Transporti dhe akomodimi i personelit, së bashku me mobilizimin e tankeve të betejës, Stryker, Bradley dhe topave vetëlëvizës, pritet të kushtojë dhjetëra miliona dollarë, megjithëse dokumentet nuk përmendin kosto specifike.

I pyetur për planet e paradës, zëdhënësi i Ushtrisë, Steve Warren tha të enjten se nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar.

Ideja e një parade ushtarake u propozua për herë të parë gjatë mandatit të parë të Trump, i frymëzuar nga parada e Ditës së Bastijës në Paris në vitin 2017. Por plani u anulua në atë kohë për shkak të kostos së vlerësuar 92 milion dollarë dhe shqetësimeve për dëmtimin e infrastrukturës së qytetit.

Propozimi i fundit lidhet përsëri me presidentin Trump, i cili, ndërsa nuk iu drejtua drejtpërdrejt planeve të 14 qershorit, shkroi së fundmi në platformën Truth Social: “Po fillojmë të festojmë përsëri fitoret tona!”

Në fakt, ai propozoi riemërtimin e 8 majit si “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore” dhe 11 nëntorit (Dita e Veteranëve) si “Dita e Fitores në Luftën e Parë Botërore”.

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, konfirmoi në prill se qeveria i ishte drejtuar asaj në lidhje me një paradë që do të fillonte në Pentagon në Arlington dhe do të përfundonte në qytet. Ndërsa ajo nuk e dinte nëse zyrtarisht do të ishte një “paradë ushtarake”, ajo tha se “tanket në rrugë nuk janë një ide e mirë”, duke vënë në dukje nevojën për fonde për të riparuar rrugën.

Pentagoni kishte shprehur shqetësime të ngjashme në vitin 2018, kur një memo e brendshme tha se përdorimi i automjeteve me zinxhirë do të përjashtohej për arsye të mbrojtjes së infrastrukturës, në favor të automjeteve me rrota.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta