Shkodra u trondit këtë të premte, pas një krimi në një familje turistësh amerikanë.

Turisti amerikan qëlloi me thikë bashkëshorten dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës.

Ai mori plagë në duar dhe ndodhet në spital pasi u mor me urgjencë nga ambulanca.

Sipas policisë turisti B. S., 57 vjeç ndodhej në gjendje të dehur kur ka kryer aktin e rëndë. Ai ka marrë dëmtime të lehta, në duar pasi tentoi t’i jepte fund jetës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S., 54 vjeç.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta