Keqtrajtoi vajzën e partnerit në një market, nis hetimi ndaj blogeres Genta Gjalpi

02/05/2025 14:41

Blogerja Genta Gjalpi është vënë nën hetim për keqtrajtimin e bërë ndaj vajzës së partnerit, ngjarje e ndodhur në një market në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Genta Gjalpi, 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme, kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti“, njofton policia.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë në market, duket një situatë e tensionuar mes Genta Gjalpit dhe vajzës së bashkëjetuesit së saj. Në një moment, ajo kap prej flokësh dhe tërheq nga bluza të miturën.

E ëma e vajzës ka denoncuar rastin, që po hetohet nga autoritetet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta