Ish-gruaja i plagosi bashkëjetuesen/ Burri rrëfen detajet për “Shqipëria Live”: U ndava me të se më tradhtonte, s’i jepte djalit autik ilaçet

02/05/2025 13:57

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Kamçisht në Berat, ku një 42-vjeçare goditi me thikë bashkëjetuesen e ish bashkëshortit pasi pretendonte se i dhunonte djali me spektrin autik.

Pasi u largua nga banesa ku jetonte me ish bashkëshortin ajo la djalin autik dhe mori dy fëmijët e tjerë.

Eduart Shano, i cili ndodhet në Greqi, në një lidhje live për emisionin “Shqipëria Live” tregoi konfliktet me autoren e krimit, ish bashkëshorten.

Shano: Kishte ditëlindjen djali, ish gruaja shkon tek shtëpia, unë jam në proces divorci, e rreh zonjën time, ikën zonja e shpëtojnë ca njerëz dhe shkon në shtëpi të xhaxhait. Unë kam një fëmijë autik, s’dua të më shqetësojë, dua të shohë jetën e saj, e ka goditur me thikë, nuk e di kush ishte e kush s’ishte, bashkëjetuesja është në spitalin ushtarak i ka prekur mëlçinë. Vazhdon një muaj në gjendje të rëndë. Kam folur nja dy herë, jam rëndë kam dhimbje më thotë. Ajo ka dhe një djalë, e shikojnë ata njerëzit e mi, fisi im. Unë nuk i xjerr dot ato lek për djalin me autizëm. Nuk ka shans, që e ka dhunuar djalin, ajo e lante dhe shpëlante. Ajo (ish gruaja) kishte vite që s’i jepte ilaçet nga epilepsia, autizmi. Djalin është në një qendër në Berat, e çoi policia. Më kanë vdekur prindërit. Ajo i kyçte në shtëpi prindërit, fliste me shokët në telefon.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta