Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit – prova e së tashmes që nuk ka të bëjë me të kaluarën
Nga Eduard Zaloshnja
Nëntë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, plot 27300 zgjedhës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit nuk i kanë marrë ende zarfet e dërguara nga KQZ-ja me DHL. Shumica dërrmuese e këtyre që ende nuk i kanë marrë zarfet e KQZ-së banojnë në Greqi. Ose është një problem i shtetit grek me sistemin e adresave, ose është problem i nënkonraktorëve lokalë grekë të kompanisë gjermane DHL.
Në fakt, ndër zgjedhësit në Greqi që e kanë marrë zarfin e KQZ-së, mbi 36% i kanë dërguar tashmë votat në KQZ. Por përqindja gjithsej është shumë e ulët (vetëm 26% e të regjistruarve e kanë dërguar votën, sepse 30% e tyre ende nuk e kanë marrë zarfin e KQZ-së).
Siç mund ta shihni në tabelën e mëposhtme, rekordin ndër shtetet ku ka mbi 2500 zgjedhës të regjistruar në KQZ e mban Belgjika me 70% vota të mbërritura nga ata që janë regjistruar për të votuar, e ndjekur nga Gjermania (68%) dhe Italia (64%).

Top Channel