
Gjatë takimit elektoral në Librazhd, kreu i PD Sali Berisha kishte dhe një thirrje për punonjësit e policisë dhe të administratës.
Berisha premtoi se pas 11 majit, do çdo orë e efektivëve do të paguhet, teksa u bëri thirrje që të mos marrin urdhra kriminelësh.
Ndërsa për administratën shtetërore, ai paralajmëroi që të mos bëhen ‘terroristë patronazhistë pasi do të ndiqen si terroristë elektoral gjithë jetën e tyre.
“Kam një thirrje për anëtarët e forcave të policisë, u bëj thirrje që të mos shkelmojnë mbi djersën tuaj, mbi mundin tuaj, mbi sakrificat tuaja. Ju garantoj se pas 11 majit, çdo orë e tyre do të paguhet. Trajtim i ri për çdo polic, por mos zbatoni urdhra kriminelësh, komisarësh kriminelë që bashkëpunojnë me banda. Zbatoni ligjin! Një thirrje kam për punonjësit administratës, qëndroni të palëkundur, shërbëtor të qytetarëve, mos u bëni terroristë patronazhistë, se ju garantoj që do ndiqen si terroristë elektoral gjithë jetën e tyre.”, tha Berisha.
Top Channel