Këtë vit, Eagle Beat Festival vjen për 3 ditë radhazi për një festë të jashtëzakonshme.

Më 13, 14, 15 qershor, Tirana do të elektrizohet nga tingujt e muzikës më të mirë nga emrat më të njohur ndërkombëtar. Më shumë se 30 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, do të jenë pjesë e këtij festivali marramendës.

Dimitri Vegas & Like Mike, dyshja e famshme e Tomorrowland vijnë për herë të parë në Shqipëri. Pak ditë më parë u konfirmua dhe një tjetër emër, Hugel, artisti që arriti suksesin në 2024 me hitin “I Adore You”. Në Eagle Best Festival, do të vijnë po ashtu Albertino, Fargetta, Molella & Prezioso, legjendat ikonike pas Deejay Time. Nëse jeni rritur duke kërcyer e duke ‘lënë kokën’ pas “The Rhythm of the Night”, atëherë ky është momenti që po prisnit.

Nuk mbaron me kaq! Tujamo vjen këtë verë në Tiranë në Eagle Beat Festival. Nga bashkëpunimet me Steve Aoki, Dimitri Vegas & Like Mike, deri tek remix-et për Justin Bieber, meloditë dhe tingujt e Tujamo-s kanë prekur çdo festival elektronik dhe klub anembanë botës. Me mbi 950 milionë dëgjime online dhe performanca nga Tomorrowland deri te USHUAÏA Ibiza, ai do të sjellë beat-in e tij unik direkt në Tiranë për Eagle Beat!

Mos e humbisni, blini biletën tani, e cila do të jetë e vlefshme për të trija ditët e eventit. Për më shumë informacione klikoni në kuadr.com/eagle-beat-festival-2025/

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta