Trump paralajmëron shtetet që blejnë naftë nga Irani, presidenti: Ndaloni tani ose nuk do bëni më biznes më SHBA-në

01/05/2025 21:51

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një tjetër njoftim të rëndësishëm përmes llogarisë së tij në Truth Social, këtë herë në lidhje me blerjen e naftës nga Irani.

Trump bëri thirrje që “të gjitha blerjet e naftës dhe produkteve petrokimike iraniane nga Irani të ndalen “TANI”, ndërsa shtoi se do të vendosen sanksione dytësore për këto shitje.

Ai shton se vendet që blejnë naftë iraniane “nuk do të lejohen të bëjnë biznes” me SHBA-në “në asnjë mënyrë ose formë”.

Më herët sot, Trump njoftoi se Marco Rubio, Sekretari aktual i Shtetit do të shërbejë që tani e tutje si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa Mike Ëalz do të bëhet ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta