Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin japonez të Osakës, ku një burrë është arrestuar pasi ka përplasur me makinën e tij disa nxënës shkolle, ku 7 prej tyre mbetën të plagosur.

Autoritetet japoneze e kanë cilësuar incidentin si një sulm të qëllimshëm.

Fëmijët, të cilët po ktheheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, ata kanë qenë të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk raportohen në rrezik për jetën.

Autori i sulmit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ka rrëfyer gjatë marrjes në pyetje se e ka kryer qëllimisht aktin. Ai është arrestuar nga policia me akuzën e tentativës për vrasje.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur motivet e këtij sulmi tronditës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta