Starmer mund të humbasë! Parashikimet për zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe, jo optimiste për laburistët

01/05/2025 13:26

Këtë të enjte janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale në Angli në 23 autoritete lokale dhe gjashtë bashki në testin më të madh elektoral që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, kur Laburistët e Sir Keir Stamer arritën një fitore spektakolare.

Por prej vitit të kaluar, elektorati, në mënyrë të vazhdueshme sipas sondazheve, duket se ndryshuar kursin e pëlqyeshmërisë, dhe Laburistët dhe Konservatorët janë nen një kërcënim të dukshëm nga partia Reforma, ose ish-partia e Brexit, e udhëhequr nga Nigel Farage.

Reforma pritet te fitoje edhe vendin e deputetit në një zone ku po ribëhen zgjedhjet. Edhe pse shpesh ndodh që pas zgjedhjeve të përgjithshme ne ato lokale partia fituese humbet, apo edhe pse numri i votuesve, aq më tepër në një dite nga më të nxehtat dhe me diell në mbarë ishullin, 29 gradë në Londër, pjesëmarrja pritet të jetë shumë e ulet se zakonisht, sërish votuesit janë të deziluzionuar nga partia në pushtet më shumë, për një sërë politikash dhe çështjes.

Veçanërisht emigracioni, një narrativë e preferuar e partisë Reforma, pritet të jetë shkaku kryesor i “-” elektorale të laburistëve dhe konservatorëve në favor të partisë anti-emigracion.

Vazhdimi i kalimeve ilegale ne La Mansh në numra të frikshëm që nga ardhja e Laburistëve në pushtet, shton presionin ndaj kryeministrit për një zgjedhje urgjente nga kryeministri britanik, siç përflitet edhe ajo e gjetjes së një vendi të tretë për dërgimin e azilkërkuesve për shqyrtimin e kërkesave të tyre pak a shumëe= e ngjashme me modelin Italian të marrëveshjes  Meloni-Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta