
I vendosur pranë Liqenit Artificial, Eagle Beat Festival është vendi ku muzika, natyra dhe kultura përplasen.
Ky është më shumë se një festival, është një lëvizje. Një bashkim i muzikës dhe energjisë.
Tashmë këtë vit diçka edhe më e madhe po vjen! Plot tre ditë festival, me surpriza, muzikë, e emra të njohur ndërkombëtarë, si kurrë më parë.
Këtë vit, Eagle Beat Festival vjen për 3 ditë radhazi për një festë të jashtëzakonshme. Më 13, 14, 15 qershor, Tirana do të elektrizohet nga tingujt e muzikës më të mirë nga emrat më të njohur ndërkombëtar. Më shumë se 30 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, do të jenë pjesë e këtij festivali.
Tashmë Line-Up i ditës së parë të Eagle Beat është këtu! Dimitri Vegas & Like Mike, Tujamo, Marnik, DJ Aldo, Rea, Benny Romeo dhe Miss Ilda janë gati ta ndezin skenën! A jeni gati?!
Top Channel