Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama këtë të enjte është ndalur në një takim elektoral në qytetin e Kuçovës.

Edi Rama sërish theksoi se Shqipëria duhet të futet në BE dhe të mos e humbasë më trenin e historisë, e sipas tij këtë mund ta bëjë vetëm PS.

“Nga mandati ynë i katërt, ky qytet dhe Shqipëria ka nevojë për diçka, anëtarësimin e vendin në BE. Po ua them shumë drejtpërdrejt, këto zgjedhje dhe ky mandat nuk është për mua, për karrigen time, për shumicën tonë të thjeshtë, është për shumë më tepër sesa kaq. Arsyeja se përse u them se PS i duhet mandat i katërt, është sepse bëhet fjalë për të përmbushur një mision historik, që zanafillën e ka të profecia e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, që e përcaktoi fatin tonë të lidhur me Perëndimin dhe jo më Lindjen”, tha Rama.

Rama po ashtu u ndal edhe të opozita dhe komentet se një gjysmën e qeverisë apo përfaqësuesve të PS janë në burg. Rama tha se drejtësia është sot në një nivel që nuk ka qenë asnjëherë më parë, dhe kjo falë PS.

“Për ata të kënetës që thonë se ne nuk e meritojmë një mandat të katërt se e kemi gjysmën në burg, e para kjo nuk është e vërtetë, por dhe sikur të jetë e vërtetë, është e vërtetë plotësisht se qëkur ne i hymë detit në këmbë për reformën në drejtësi, shqiptarët po shohin diçka që nuk e kanë parë asnjëherë më parë, që nga 1912. Kur sheh bufin e kënetës që thotë se do shkrij SPAK, kupton se këta lloj politikanësh akoma nuk duhan ta pranojnë që drejtësia është në punën e saj, dhe rreziku që drejtësia të kthehet pas është real”, u shpreh Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta