
Senatorët demokratë thanë sot se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth duhet të shkarkohet nga administrata Trump, duke iu përgjigjur raportimit se këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz do të largohet nga pozicioni i tij në ditët në vijim pas rrjedhjes së bisedave sekrete.
“Mendoj se po mbajnë përgjegjës personin e gabuar”, tha senatori demokrat i Arizonës, Mark Kelly, për CNN, duke shtuar se mendonte se Waltz përfshiu aksidentalisht gazetarin në një bisedë në grup që diskutonte planet e sulmit ishte një “gabim i pafat”, por pjesa më shqetësuese e incidentit ishte Hegseth që ndau informacion tepër të ndjeshëm në lidhje me një goditje ndaj një aeroplanmbajtëseje, duke vënë pilotët në rrezik.
“Përgjegjësia nuk është tek këshilltari i sigurisë kombëtare. Ky është mendimi im. U habita kur e pashë këtë. Mendoj se pushuan nga puna personin e gabuar”, tha ai.
I pyetur nëse është i kënaqur që dikush po mbahet përgjegjës për bisedën në grup që zbulon plane të detajuara ushtarake, senatori demokrat i Connecticut, Richard Blumenthal, u përgjigj: “Pyetja është nëse personi i duhur po mbahet përgjegjës”.
“Duhet të ketë përgjegjësi për gabimet që janë bërë, por mendoj se sekretari i mbrojtjes duhet ta mbajë këtë përgjegjësi. Ai duhet të shkarkohet”, tha ai.
Ndërkohë, senatori republikan i Montanës, Tim Sheehy, tha: “Nëse Mike largohet, ky është vendim i presidentit dhe ne e mbështesim këtë.”
“Sinqerisht, jam i lodhur duke dëgjuar për Signal”, tha ai, duke lavdëruar administratën Trump për dërgimin e trupave në kufirin jugor dhe vënien e terroristëve përsëri në shënjestër.
Top Channel