
Sali Berisha ka folur sot për herë të parë për kontratë e lobimit në SHBA për non grata, me vlerë 6 milionë dollarë.
“Kontrata është publikuar plotësisht, është për qëllimet dhe kauzat e drejta të PD. Pra në tërësi për marrëdhëniet midis PD, Shqipërisë dhe SHBA pasi… në fakt kjo kontratë nuk është vetëm për PD, por për çdo shqiptar, se McGonigal do ta marrë me vete Ramën… “, tha ai në konferencën me gazetarët.
Ndërsa më herët u kishte kërkuar demokratëve që të mos flisnin për këtë temë, i pyetur mbi këtë ‘urdhër’ Berisha u shpreh: Nuk ka asnjë urdhër për të mos u thënë shqiptarëve për kontratën, e vërteta e kontratës që u ka djegur kaq shumë Ramës, dhe autor aleatëve të tij të paguar, zyrtarëve të krimit, unë përkundrazi do të doja që këto t’u përsëriteshin, por përpjekja për të zënë hapësirën mediatike të programit për qytetarët shqiptar nuk më pëlqen. Unë kam katër muaj që dal para jush për program, ndërsa Rama nuk ka program”, tha ai.
Pse nuk e bëri publike para se të dilte në media këtë kontratë?
“Sepse nuk ishte një kontratë e PD, ishte fondacioni. Flamur Noka ka firmosur që pranon shërbimin”, tha ai.
Top Channel