
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione “shkatërruese” ndaj Rusisë nëse Vladimir Putin nuk angazhohet seriozisht në negociatat e paqes, sipas një aleati kyç të Trump.
Senatori Lindsey Graham se kishte mbështetjen e 72 kolegëve të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve për një projektligj të propozuar.
Masat përfshijnë tarifa prej 500% për vendet që blejnë naftë, uranium, gaz natyror ose produkte nafte ruse, sipas Bloomberg.
“Këto sanksione përfaqësojnë pikëpamjen e Senatit se ne e shohim Rusinë si fajtorin kryesor”, tha Graham.
Ai shtoi se Putini “do të bënte një gabim të madh duke u përpjekur të luante me Trumpin” dhe se projektligji do të përdorej nëse negociatat arrinin në një ngërç.
“Kur Presidenti Trump beson se kemi arritur në një rrugë pa krye, atëherë prisni veprime”, theksoi senatori.
Kjo do të pritet mirë në Kiev, ku janë ngritur frikëra se Trump nuk është i gatshëm të ndërmarrë veprime kundër regjimit të Putinit në negociatat e paqes.
Top Channel