
Jerusalemi është nën sulm për herë të dytë brenda pak ditësh.
Zjarret shpërthyen në kodrat Judeane të mërkurën në mëngjes dhe u përhapën me shpejtësi, duke shkatërruar gjithçka në rrugën e tyre. Departamenti i zjarrfikësve po vepron në 5 fronte, ndërsa vendbanimet po evakuohen vazhdimisht.
Izraeli ka kërkuar tashmë ndihmë ndërkombëtare nga Greqia, Qiproja, Italia, Kroacia dhe Bullgaria.
Të paktën 13 persona u shtruan në spital për shkak të zjarreve, shumica me probleme të frymëmarrjes dhe djegie. Midis të plagosurve janë dy gra shtatzëna dhe dy foshnje.
Rreth 10 të tjerë morën ndihmën e parë nga ndihmësit mjekësorë, por nuk patën nevojë për shtrim në spital.
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme nga Hamasi
Frontet e zjarrit ngrenë dyshime për zjarrvënie të qëllimshme dhe sipas mediave izraelite, i dyshuari kryesor është Hamasi.
Në një mesazh në Telegram, Hamasi i inkurajoi palestinezët të “djegin çfarëdo që munden nga pemët, pyjet dhe shtëpitë e kolonëve”.
Ndërsa zjarret vazhdojnë të shpërthejnë në Izraelin qendror, kanali postoi një foto të një burri të maskuar që i vë flakën një fushe ndërsa në sfond digjet një qytet, me tekstin “Shtëpitë e kolonëve do të shndërrohen në hi nën këmbët e revolucionarëve” dhe hashtagun “Digjni shtëpitë e kolonëve”.
Palestinian media is celebrating the massive fire raging in Jerusalem and is actively encouraging people to go out and start more fires.
What a sick, wicked society that revels in destruction and chaos.
— Vivid.🇮🇱 (@VividProwess) April 30, 2025
Top Channel