
Ekzekutimi i rojës së një objekti në Vlorë duket se po shkon drejt zbardhjes, falë kamerave të sigurisë që kanë fiksuar lëvizjet e autorit të dyshuar në këmbë dhe me një automjet.
Policia e Vlorës ka dyshime të forta se personi që shihni në këto pamje, është autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj tre ditë më parë, në afërsi të banesës së tij në Vlorë.
Imazhi i tij i parë është regjistruar ende pa u zbardhur dita, kur i afrohet banesës së viktimës, i maskuar.
Ndërsa këto imazhe tregojë po të njëjtin person kur kanë kaluar më shumë se 30 minuta dhe ky dyshohet të jetë momenti pasi e ka kryer vrasjen me tre plumba në kokë dhe trup të 58-vjeçarit. Autori i dyshuar ecën i qetë teksa i largohet vendit të krimit. Gjurmimi i automjetit me të cilin lëvizi autori i dyshuar i krimit, e çoi policinë në gjurmët e një tjetër të dyshuari të arrestuar sot tek rruga e Dibrës në Tiranë. I arrestuari është Eris Mehmetaj nga Tropoja dhe akuzohet për sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes. Merrej me shitje pronash dhe njihet dhe si mik i Sidorel prendit, rohan brahimit, i vrarë në Greqi. Sipas të dhënave policore i arrestuar si bashkëpunëtor i dyshuar i ka dorëzuar autorit të krimit automjetin për të lëvizur. Automjetit i ishin ndërruar edhe targat. Në cilësinë e provës materiale të arrestuarit i është sekuestruar një celular brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, ndërsa dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.
Ndërsa policia është duke thelluar hetimin për të mbërritur tek emri i ekzekutorit i cili ende nuk është identifikuar, dukej se viktima i druhej një sulmi të mundshëm pasi kishte shtuar masat e sigurisë. Rreth dy muaj më parë, ai kishte instaluar kamera në cdo cep të banesës së tij, të cilat filmuan edhe ngjarjen dhe automjetin e autorit.
Top Channel