Turizmi i aventurës! Motoristët nga Europa fusin Gjirokastrën në listën e destinacioneve “Off Road”

30/04/2025 12:29

Gjirokastra, po përjeton një rritje të ndjeshme të turistëve të huaj, veçanërisht atyre që eksplorojnë vendin me motoçikleta.

Në këtë fillim pranvere, grupe të shumta motoristësh nga Franca, Italia dhe vende të tjera europiane kanë zgjedhur itinerare dinamike jashtë rruge që të çojnë drejt qytetit të gurtë, duke e kthyer Gjirokastrën në një pikë ndalese të preferuar në hartën e turizmit të aventurës.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, Gjirokastra është vizituar nga rreth 300 mijë vizitorë me një rritje mbi 50% krahasuar me një vit më parë ndërsa 80% e tyre janë të huaj.  Tendenca vazhdon në rritje edhe këtë vit, me grupet e para të turistëve të aktiviteteve në natyrë që kanë mbërritur që prej muajit mars.

Një turiste franceze, pjesë e një grupi prej nëntë motoçiklistësh, ndan përjetimet e saj në qytet:

Është një vend i mrekullueshëm. Vizituam kalanë, një monument shumë i bukur me një pamje mbresëlënëse. Për fat, sot është mot me diell dhe po e shijojmë shumë vizitën” shprehet një turiste franceze.

Edhe një grua motoriste nga Italia, e cila udhëton nëpër Shqipëri me grupin e saj, shprehet me entuziazëm

Mendoj se është një vend i bukur. Këto ditë po udhëtojmë nëpër Shqipëri; kemi qenë në Vlorë, Sarandë, qytete të mrekullueshme”, thotë turistja italiane.

Turizmi me motoçikleta ka sjellë një formë të re eksplorimi, që ndërthur sportin, aventurën dhe trashëgiminë kulturore. Gjirokastra, me rrugicat e saj të gurta, peizazhet malore dhe ndërtesat historike, ofron një përvojë autentike për ata që kërkojnë më shumë se udhëtime të zakonshme.

Kombinimi i trashëgimisë kulturore, mikpritjes tradicionale dhe aventurës po e bën Gjirokastrën një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët që udhëtojnë mbi dy rrota e njëkohësisht një qendër të rëndësishme të turizmit alternativ.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta