
Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve se kryeministri i ardhshëm kanadez Mark Carney “nuk mund të kishte qenë më i sjellshëm” gjatë një telefonate dje, duke shtuar se udhëheqësi do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë “brenda javës së ardhshme, ose më shpejt”.
“Ai më telefonoi dje, tha: Le të bëjmë një marrëveshje. Ai po kandidonte për post, të dy, të dy e urrenin Trumpin, dhe ai që e urrente Trumpin më pak, fitoi. Në fakt mendoj se lideri konservator i opozitës më urrente shumë më tepër se të ashtuquajturin liberal”, tha Trump.
Carney u zgjodh kryeministër në fillim të kësaj jave mes një vale ndjenjash anti-Trump në vendin e tij. Carney fitoi garën për udhëheqjen e partisë së tij me një fitore të thellë pasi ish-kryeministri, Justin Trudeau dha dorëheqjen muajin e kaluar.
Ai ka mbledhur publikun kundër kërcënimeve të Trump për të aneksuar Kanadanë si “shteti i 51-të” dhe e bëri mbrojtjen e Kanadasë një pjesë qendrore të platformës së tij elektorale.
Në komentet e tij të djeshme, Carney u zotua se vendi i tij “nuk do t’i nënshtrohej kurrë” Shteteve të Bashkuara, pas një fushate të lënë në hije nga provokimet e pandërprera dhe tarifat e larta tregtare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Top Channel