Mineralet e Ukrainës, sot pritet të nënshkruhet marrëveshja me SHBA

30/04/2025 14:35

Marrëveshja për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, mund të nënshkruhet sot sipas një raporti nga Bloomberg dhe Financial Times.

Kushtet e sakta të marrëveshjes mbeten të paqarta, pasi ka disa pengesa, përfshirë një përplasje midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe atij amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të cilët e kanë vonuar dakordësinë.

Në fund të marsit, Trump ‘kërcënoi’ Zelenskyn, duke i thënë se ‘do të përballet me probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja e mineraleve’.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta