Me maskë e kapele, del fotoja e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit në Vlorë! Kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur lëviz në vendngjarje

30/04/2025 08:37

Kamerat e sigurisë në zonën e lagjes Hajro Çakërri ku u ekzekutua me tre plumba 58-vjeçari Renato Hoxhaj kanë fiksuar një person të maskuar me maskë dhe me kapele që mbulon pjesën me të madhe të fytyrës, i cili dyshohet se mund të jetë autori apo ndonjë nga autorët e vrasjes.

Policia e Vlorës prej ditës që ndodhi vrasja ka shoqëruar disa persona dhe një nga autorët është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas policisë që ende nuk ka një informacion zyrtar , operacioni për arrestimin e personave është përqëndruar edhe në rrethe të tjera të vendit ku dyshohet se mund të jenë autorët e vrasjes së 58-vjeçarit.

Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të shtëna nga një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.

Bashkëjetuesja e viktimës është shprehur para grupit hetimor se nuk di që 58-vjeçari të ketë pasur konflikt. Ajo ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por duke menduar se ishin fishekzjarre.

Policia po heton të shkuarën e viktimës, i cili nuk ka qenë i skeduar në listat e policisë si person me probleme me ligjin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta