
Motivimi i të rinjve dhe krijimi i mundësive për të jetuar e punuar në vendin e tyre tashmë është kryefjalë e çdo institucioni që ka në fokus të rinjtë dhe punësimin.
Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit u zhvillua konferenca e 4 ndërkombëtare studentore e cila synon nxitjen e të rinjve dhe njohjen e tyre me mundësitë që ofron vendi.
I zgjedhur nga studentët si personazh i karrierës gazetari i njohur i Top Channel, Marin Mema përcolli tek të rinjtë mesazhin e mosdorëzimit në ndjekje të ëndrrave të tyre, por duke kërkuar që të ardhmen fillimisht të përpiqen ta ndërtojnë në vendin e tyre.
Konferenca e 4 studentore “roli i studentëve në perspektivat e zhvillimit global dhe simpoziumi i karrierës dhe aftësive” u shoqërua me një ekspozitë pikture dhe një performancë artistike të studentëve.
Top Channel