
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm njëmujor pasi Vladimir Putin njoftoi në mënyrë të njëanshme një armëpushim tre-ditor për muajin e ardhshëm gjatë përvjetorit të Luftës së Dytë Botërore.
“Tani ka një përpjekje të re për manipulim. Për ndonjë arsye, të gjithë duhet të presin 8 majin dhe vetëm atëherë të kenë një armëpushim për të siguruar qetësi për Putinin gjatë paradës. Ne i vlerësojmë jetët e njerëzve dhe jo paradat. Ne themi se bota beson se nuk ka arsye për të pritur 8 majin. Dhe armëpushimi nuk duhet të jetë vetëm për disa ditë për të rifilluar vrasjet më pas”, u shpreh Zelensky.
Zyrtarët ukrainas theksuan gjithashtu se Rusia njoftoi një armëpushim të ngjashëm gjatë periudhës së Pashkëve vetëm për ta shkelur atë. Presidenti rus sugjeroi armëpushimin në maj për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore dhe tha se Kievi duhet të ndjekë shembullin e Moskës.
Nëse respektohet nga të dyja palët, kjo do të shënonte armëpushimin e parë të plotë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia më shumë se tre vjet më parë.
Top Channel