Qeveria portugeze konfirmon rikthimin e energjisë elektrike, shkollat gati të rihapen

29/04/2025 10:03

Qeveria e Portugalisë ka konfirmuar se furnizimi me energji elektrike është rikthyer pas ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin të hënën.

Furnizimi me ujë tani është funksional në të gjithë Portugalinë dhe sistemet e metrosë në Lisbonë dhe Porto janë në gatishmëri, megjithëse mbeten disa vonesa.

Ende po kryhen disa punime rimëkëmbjeje në aeroportin kryesor të Lisbonës, por shumica e fluturimeve atje dhe në aeroporte të tjera kryesore janë duke u operuar, raporton BBC.

Shkollat ​​do të rihapen dhe shërbimi shëndetësor tani është plotësisht i qëndrueshëm, sipas qeverisë portugeze.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta