
Ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë do të jetë Johann Wadephul, e ky po konsiderohet një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor.
Anëtar i CDU-së që nga viti 1982, ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë politike dhe ka qenë që 2009-ta deputet në Bundestag. Por çështje më e rëndësishmja, është njohës i mirë i problematikave të rajonit, të cilin e ka pasur në fokus e konsiderohet se ndryshe nga shefja e deritanishme e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, ai do të ndjekë një stil më të përmbajtur, më pragmatik dhe më të përqendruar tek rezultat konkrete.
Praktikisht, sipas ekspertëve, pavarësisht se me kërkesa të forta për reforma reale, Ballkani Perëndimor mund të presë mbështetje të qartë për integrimin europian. Shembull i kësaj qasjeje të tij ishte reagimi i Wadephul në 2022-shin kur kritikoi hapur kancelarin Olaf Scholz për vizitën e parë zyrtare në Ballkan, kur shefi në largimin i ekzekutivit gjerman kërkoi publikisht në Beograd që Serbia ta njihte pavarësinë e Kosovës, një deklaratë kjo të cilën Wadephul e quajti “amatoreske”, pasi, sipas tij, kërkesa të tilla duhet të adresohen me kujdes diplomatik për të mos bllokuar dialogun.
Kolë Gjoka, Konsull Nderi i Shqipërisë në Hamburg dhe ish-kandidat për Bundestag nga CDU e Schleswig-Holstein-it, ka punuar ngushtë me Wadephul-in në strukturat partiake të këtij landi. Ai tha për DW së “Wadephul është prej vitesh eksperti më i mirë i politikës së jashtme në CDU/CSU dhe përkrahës i forcimit të rolit të Europës në politikat globale.”
Gjoka, i cili prej vitit 2017 ka qenë në listën e landit si kandidat për Bundestag, beson se Wadephul “do të ketë një ndikim të madh në dialogun Kosovë-Serbi dhe do të jetë një mbështetës i jashtëzakonshëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
Top Channel