“Ata nuk dëgjojnë”, kreu i KQZ për gjuhën denigruese në fushatën elektorale: Votuesit japin gjykimin e tyre për çdo garë

29/04/2025 12:29

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një konferencë me gazetarët, ku u diskutua për zhvillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme.

Ai u pyet dhe për gjuhën e përdorur nga partitë politike dhe krerët e tyre gjatë fushatës, që herë pas here është cilësuar edhe si “denigruese”, ku me humor është përgjigjur duke thënë “ata nuk dëgjojnë”.

Celibashi theksoi se KQZ nuk mund të bëjë më shumë se sa ka bërë në lidhje me këtë problematikë, ndërsa shtoi se edhe në shembujt e vendeve perëndimore u takon zgjedhësve që të japin gjykimin e tyre për çdo fushatë.

Të them që ata nuk dëgjojnë… KQZ nuk mund të bëjë më shumë se sa kemi bërë apo sa kemi thënë në lidhje me këtë çështje. Në eksperienca të tilla të ngjashme dhe në vendet perëndimore janë votuesit ata që japin gjykimin për çdo mënyrë të bërjes së fushatës elektorale për të kuptuar nëse ka qenë e përshtatshme apo jo gjuha apo ajo që është bërë nga partitë”, tha Celibashi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta