
Moska nuk ka informacion nëse Kievi do të marrë pjesë në armëpushimin tre-ditor të shpallur dje nga Vladimir Putin, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.
“Presidenti Putin bëri një gjest vullneti të mirë dhe njoftoi dje se do të shpallet një armëpushim i përkohshëm për festimet e Ditës së Fitores. Deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë reagim nga regjimi i Kievit. Është shumë e vështirë të kuptohet nëse regjimi i Kievit do të marrë pjesë apo jo “, tha ai.
Sipas Peskov, kjo është më shumë sesa manipulim nga ana e Ukrainës.
Lidhur me propozimin e Volodymyr Zelensky për të ndërprerë luftimet për 30 ditë, kjo është e pamundur të bëhet pa marrë parasysh të gjithë parametrat, vuri në dukje Peskov .
“Nëse po flasim për një armëpushim kaq afatgjatë, atëherë parametrat që Presidenti Putin përmendi në Kremlin janë të rëndësishëm. Pa përgjigje për këto pyetje, është e vështirë të ecësh përpara me një armëpushim kaq afatgjatë“, vuri në dukje Peskov.
Në të njëjtën kohë, sipas Peskov, Rusia po përqendron përpjekjet e saj në krijimin e një kanali komunikimi që do të çojë në një zgjidhje paqësore të çështjes ukrainase. “Edhe pse ka ende çështje ligjore në lidhje me legjitimitetin e Zelensky-t, interesi i hyrjes në procesin e paqes mbizotëron mbi të gjitha. Hapi i parë është të fillohet ky proces negociatash, çdo gjë tjetër është dytësore”, përfundoi zëdhënësi i Kremlinit.
Top Channel