
Nga Anila Hoxha
Në këtë shkrim nuk do trajtoj aspak mundësinë nëse do të riemërohet apo jo zonja Aida Hajnaj në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Shanset që kjo të realizohet janë ZERO. Më saktë në mënyrë absolute kjo nuk ka për të ndodhur. Meqënëse e nisa duke numëruar nga zero, po rendis sipas fakteve / ligjit/ asaj që ka ndodhur deri më tani , se si një proces për drejtuesin e ri të BKH rrezikon të kryhet në shkelje të ligjit. Një trekëndësh SPAK- BKH – KLP që here lexojnë ligjin duke mos vepruar e here duke u koordinuar ne zvarritje e veprime ; ekspozon edhe njëherë krizën e komunikimit institucional dhe që mund të sjellë precedente të përsëritur.
Por edhe një kulturë të përvetësimit të ligjit, detyrës e po aq parëndësisë së votës së organeve kolegjiale. Një drejtor BKH që vjen në shtator 2025 dhe ( prej kësaj date) një ish drejtoreshë BKH që nga shkresat lë të nënkuptohet se po bëhet gati ti drejtohet gjykatave mbase për tu paguar paralelisht si dy ish drejtorë të përgjithshëm policie që marrin rrogë njëherazi me të emëruarin.
Këtë duhet ta shqyrtonin e shikonin anëtarët e KLP kur zonja Aida Hajnaj kërkoi riemërim, ose të ngrinin kartonat e ti votonin “ JO zonjë nuk riemërohesh dhe nuk mund të qëndrosh kur nuk të duan”, ose të ngrinin kartonin e të thoshin “ Jo o SPAK, s’ka garë”.
Përse nuk e deshën Aida Hajnajn që në fillim?
1) Ndonëse ia lanë në duar një institucion të pagëzuar si FBI shqiptare, Aida Hajnaj po drejton deri në fund të mandatit pesë vjeçar (datë 31 gusht 2025) një BKH të anetemuar më së pari nga të vetët. E kam fjalën për njerëzit e SPAK dhe së fundmi me oportunizmin dhe mos veprimin edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (11 anëtarë), që përdorën çdo instrument për të mos përfillur e vënë në pikëpyetje kompetencat e një drejtueseje të BKH, e cila në fakt është një oficere policie me një karrierë të padiskutueshme për integritetin dhe ndershmërinë. Dhe kjo ndodhi nga prokurorë të posaçëm e bashkë me ta edhe 11 anëtarë të KLP edhe ata me mandat, të cilët prej ditës së parë që mori detyrën e luftuan në mënyrë të pandershme edhe me etiketime. Këta të dytët duke mos i dhënë përgjigje gjatë 5 viteve , për problemet që ajo hasi si drejtoreshë e BKH megjithëse me demek KLP është qeveria e prokurorëve.
Se përse nuk e deshën ATY, nuk e shqipëruan asnjëherë ballë përballë.
2) E sigurtë është që zonja Hajnaj nuk është naive të mos e ketë kuptuar këtë klimë refuzimi për ta pranuar, për të bashkëpunuar. E megjithëkëtë ajo tentoi ; me ligjin në dore, neni 33 që i jep të drejtë drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit që mbas mandatit 5 vjeçar ligjvënësi i garanton “ të drejtën e riemërimit një herë”.
Ajo hedh zaret.
Kërkon në muajin dhjetor 2024 që të riemërohet.
Kërkesa depozitohet në KLP. Ligji thotë që procesi i emërimit dhe i riemërimit kryhet nga KLP. Por Këshilli e përcjell dhe ja delegon të drejtën e këtij procesi SPAK. Sepse të dy palët lexojnë të njëjtin nen (33), por secili interpreton fragmentin që i leverdis.
KLP ka parasysh se rekrutimi ndodh nga një komision I ngritur prej SPAK dhe më pas rekomandimi i kandidatit i sugjerohet KLP. Hajnaj ka parasysh se riemërimi nuk është një garë, siç po ndodh dhe prej nga ky po këshillit i propozohet vetëm një emër. Që natyrisht, logjikshëm nuk do jetë emri i zonjës Hajnaj
3) Riemërim apo garë, janë dy koncepte të ndryshme. Ligjvënësi nuk ka shkruar në asnjë moment së paku riemërim me garë! As garë me riemërim.
Madje ligjvënësi për një harresë ironike nuk ka parashikuar se cilat janë procedurat që ndiqen për një situatë të tillë kur drejtorit të BKH I mbaron mandati dhe kërkon riemërimin. Me gjithë boshllëkun, KLP merr rolin e gjykatës Kushtetuese , interpreton vakumin ligjor dhe ndërkohë edhe dy kërkesave të tjera të drejtoreshës Hajnaj (shkurt- Mars) u tregon si kompetent për procesin SPAK-un.
Që për ironi të fakteve, I ka zyrat në të njëjtën godinë që i ka edhe drejtoresha e BKH.
E kuptueshme është që prokuroria e posaçme s’ka komunikim me drejtoreshën e BKH , dhe as kjo e fundit dhe këtë e bëjnë të painterpretueshme gjurmët e letrave shkojnë e vijnë midis të tre institucioneve
4) Pa një ” po ” ose “jo” të KLP dhe mbas katër muajsh zgjidhje pa zgjidhje , mbasi KLP I delegoi procesin në 22 prill SPAK hap publikisht konkurrimin për të interesuarit. Por edhe SPAK ka frikë nga ligji dhe ndaj procesi publikisht titullohet RIEMERIM Megjithatë brenda paketimit gjithçka që është mbështjellur si RIEMËRIM, është konkurrim duke nisur nga aplikimi deri tek testimi me shtatë faza që të interesuarit do ti nënshtrohen .
Afati i fundit për të interesuarit që do filtrohen është shtatë maji. Padyshim nga kjo garë do përzgjidhet një drejtues i ri me integritet dhe profesionist , ndaj gjej rastin ta uroj e para. Edhe pse edhe ATË pa e marrë ende detyrën, do ta ndjekë në mandatin e tij kjo hije që e hodhën dy institucione
5) Ndodhia e fundit ishte mbledhja e KLP (DATË 29 PRILL). Kur SPAK bëri njoftimin publik për “riemërimin”, KLP futi në rend dite një kërkesë tjetër të Aida Hajnaj (datë 29 prill), që kishte kërkuar të dhëna mbi emrat e tre komisionerëve (të SPAK) që do mbikëqyrin procesin transparent në dukje. Këtu KLP konstatoi se nuk kishte ç’të diskutonte dhe ndaj shpërndau copy paste njoftimin publik të SPAK me emrat e komisionit. Aty për fat të keq ishte edhe titulli I garës RIEMËRIM, por KLP nuk i ra në sy, sërish siç duket.
6) POR. Në të njëjtën dite nuk u fut në rend dite shkresa tjetër e Aida Hajnaj (depozituar një ditë para mbledhjes) në të cilën ngrihet shqetësimi për situatën , njëanshmëria e komisionit dhe veç të tjerave kërkesa për pezullim të procesit deri në fund të fushatës zgjedhore. Kjo do shqyrtohet në një mbledhje tjetër, mbase sa të mendohen 11 anëtarët e nderuar të KLP të cilët me shumë siguri, kur të kalojë ky proces djersitës për ta (pse kanë frikë nga SPAK vallë?) nuk do mendohen kaq gjatë për emrin e ri të shefit të ri të BKH.
P.S Cilido që të jesh, i nderuar drejtor i ri , e di që ti nuk mund ta hetosh pra të referosh me iniciativën tënde Këshillin. Dhe jo sepse janë organ kolegjial dhe marrin vendime kolegjiale.
Top Channel