Një person ndërroi jetë dhe disa të tjerë u lënduan pasi një varkë u përplas me një traget që transportonte dhjetëra persona në Clearwater të Floridës.

Varka iku nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar nga një agjenci tjetër e zbatimit të ligjit, sipas Rob Shaw, një oficer informacioni publik për policinë e Clearwater, shkruajnë mediat e huaja.

Policia tha më parë se gjashtë persona u shpallën në “alarm traume”, dy prej të cilëve u transportuan nga vendi i ngjarjes me helikopter.


Policia u njoftua rreth orës 8:40 të mbrëmjes sipas orës lokale se një varkë kishte goditur tragetin pranë Urës Clearwater Memorial Causeway, sipas policisë.

Trageti u ndal në një pjesë në jug të urës dhe të gjithë pasagjerët e tjerë u evakuuan në mënyrë të sigurt, tha policia.

Shkaku i përplasjes nuk është i qartë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta