Synonin Europën! Fundoset varka me emigrantë, tetë të vdekur

28/04/2025 13:55

Të paktën tetë emigrantë humbën jetën pasi varka me të cilën lundronin u fundos në brigjet e Tunizisë.

Sipas një zyrtari të sigurisë 29 persona u shpëtuan nga roja bregdetare, ndërsa mësohet se lundrimi kishte për synim Europën.

Anija u mbyt në qytetin Abouabed pranë Sfax, një pikë nisjeje e përdorur shpesh nga emigrantët afrikanë.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur personat e zhdukur, tha zyrtari i Gardës Kombëtare Hussem Eddin Jebabil.

Tunizia po përballet me një krizë të paprecedentë emigracioni pasi ka zëvendësuar Libinë si një pikë kryesore nisjeje për tunizianët dhe emigrantët e tjerë afrikanë që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta