“Për një kotec pulash të vjen IKMT e polici e kërkojnë nga 5 mijë euro”, Rama-qytetarit: Do shkojmë bashkë ta denoncojmë

28/04/2025 14:25

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit për rigjallërimin e Ish-Uzinës së Autotraktorëve, replikoi me një qytetar, që tregoi se për një ndërtim pa leje, zyrtarët shtetëror i kanë kërkuar ryshfet.

Sipas qytetarit, për një kotec pulash, punonjës të IKMT-së dhe Policisë Bashkiake i kanë kërkuar lekë. Ndërkohë, kryeministri i kërkoi të flasë me emra dhe të denoncojë rastin.

Kryeministri Edi Rama: Përshëndetje! Besoj që ministri e shteroi argumentin në kuptimin që besoj është e qartë për të gjithë që këtu bëhet fjalë për një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Forcat tona të Armatosura, për ekonominë tonë kombëtare dhe për komunitetin këtu pasi në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër të mbetur jashtë funksionit, siç është dhe kjo strukturë këtu apo siç ishte dhe infrastruktura e kompleksit industrial të Rubikut apo infrastruktura të tjera në territorin e Shqipërisë, ku synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e Forcave tona të Armatosura, për nevojat e forcave tona të Policisë, për nevojat e forcave tona zjarrfikëse, por edhe për eksport. Kjo do të bëjë që nga njëra anë rritja e përvitshme dhe domethënëse e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë tonë kombëtare, nga ana tjetër përmes krijimit të këtyre hallkave të reja të një zinxhiri prodhues, të krijohen vende të reja pune për teknikë dhe për ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisht, patjetër edhe që përmes këtij procesi të stimulojmë edhe teknologjinë e inovacionit. Kjo është pak a shumë panorama brenda së cilës hyn edhe kjo strukturë.

Nga ana tjetër, do të fillojmë edhe investimin për prodhimin e veshjeve, uniformave ushtarake dhe të policisë në vendin tonë, pasi edhe në këtë aspekt i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë prodhime të cilësisë shumë të lartë dhe të krijojmë vende pune dhe të furnizojmë Forcat tona të Armatosura apo forcat e rendit me uniforma shumë cilësore dhe më pak të kushtueshme dhe nga ana tjetër, të krijojmë një bazë prodhuese që do të mund t’i shërbejë edhe prodhimit të eksportit kështu që në këto mijëra metra katrorë që janë këtu, që sot siç e shohim të gjithë janë jashtë çdo funksioni, do të krijojmë një hapësirë ku do të ketë punë, do ketë ekonomi dhe do ketë zhvillim.

Duke qenë se jemi këtu dhe është krijuar një shqetësim siç ndodh zakonisht në Shqipëri kur mali mbarset për të pjellë një mi, ishte detyrim ynë që t’ju sqaronim nga afër, që të mos zhvillohet më tej gjithë ajo teori konspiracioni që këtu do krijohet një vatër rreziku për jetën e njerëzve.

-Përshëndetje, zoti Kryeministër unë jam ish-mësues fizkulture. Sa mora vesh që do të ndërtohet kjo uzinë këtu, erdha me vrap. Është një zonë me një komunitet të madh, zonë e varfër dhe më bëhet qejfi se ka djem dhe vajza të reja që rropaten për të shkuar në punë dhe ky është një ogur shumë i mirë për zonën për të punësuar këto djem dhe vajza të reja.

Kam dy gjëra për të thënë, këtu do bëhet industria, aty poshtë është mbikalimi i shkozës në një infrastrukturë moderne. Rruga, ndriçimi, trotuaret kanë ardhur deri aty, por të gjitha arteriet që të çojnë të mbikalimi dhe rruga nacionale kanë nevojë për një ndërtim rruge. E para. E dyta, kisha për pensionet. Jam i lumtur që keni bërë reformë. Edhe ministrit i kam ngritur një shqetësim të vogël. Ushtarakët kanë një pension të kënaqshëm dhe nuk jam kundër, por duhen parë dhe mësuesit, duhet të ketë një status.  Unë marr një pension të vogël dhe dua që në programet tuaja të ketë një status për mësuesit.

 Kryeministri Edi Rama: Nëse ka ndonjë shqetësim, nëse ka ndonjë paqartësi lidhur me investimin këtu një herë si fillim, pastaj patjetër dhe të tjerat janë të rëndësishme, ndërkohë që me vjen shumë mirë që janë bërë dhe legalizime dhe nuk e kuptoj mirë dhe kush ma sqaron i jam mirënjohës, çfarë shqetësimi keni ju që keni këto 340 banesat se ju nëqoftëse i keni dhe legalizimet çfarë shqetësimi keni tani?

-Ne vërtet jemi të gëzuar për privatizimin e banesave për shumë gjëra të tjera por zona ku ne banojmë është shpallur zonë rindërtimi. Ju lutem shumë na jepni shpjegim se çfarë do bëhet me ne aty poshtë. Kam aplikuar për të bërë bashkimin e trojeve me banesën dhe mënyrë absolute nga hipoteka nuk na jepet asnjë lloj komunikimi. Po të bësh një shtrim në oborr direkt vjen policia bashkiake se është zonë në rindërtim.

 -Na shpjegoni çfarë mendoni të bëni me uzinën e traktorëve dhe kjo zone e rindërtimit nuk është vetëm uzina, por është nga rreth rrotullimi i poshtëm i Shkozës e deri këtu.

 -Se si e gjete vendin, ne e dimë të gjithë, jemi dëshmitar. Të mirat shihen. Ca të këqija shikoji vet se je njeri që i kupton më mirë sesa ne të tjerët. Unë kam një problem. Banoj këtu sipër uzinës së traktorit. Jemi 16 shtëpi që i kemi tualetet në asfalt. Kemi hasur vështirësi dhe me pronarët e tokave se thonë na keni lëshuar banjën këtu. Ti ke përfaqësues që i bën këto punë. Një përfaqësues i juaji të vijë t’i shikojë ku i kemi banjat, 150 metra kanal nuk është problem. I them firmës investojmë dhe ne vetëm na fut këto banjë në kanal kryesor. Përfaqësuesi që ke, zotëria të na shohë ndonjëherë.

 -Kam disa shqetësime. Ne jemi banorë të kësaj zone, po vuajmë shumë. Rrugët gropa gropa, copë – copë. Po të vish këtu te rrethi dhe lartë mjafton t’i shohësh, kam dëshirë t’i them ty se nuk e di a t’i thonë apo nuk t’i thonë. Uji, po të vish në orën 7 këtu shkon lumë neper rrugë sikur. Ti je zot shtëpie dhe tek ti do flasim. Nuk jemi në rregull. Kosto çdo gjë, makinat copë-copë. Unë s’kam ardhur këtu të them për legalizimet se legalizimin e kam bërë vet, s’ma ma ka bërë as PD as PS. A ka mundësi të na ndihmoni për rrugën se s’po ju kërkojmë as na jepni lekë, as na fusni në punë, por rrugën, ajo që është më minimumi, që mos të rrimë duke ndërruar goma se shikoje vet.

Një moment që do të bësh një kotec pulash, të vjen IMT, IKMT, policia bashkiake dhe nuk është se të vijnë në zbatim të ligjit, por të vijnë të thonë 5 mijë njeri 20 mijë euro tjetri. Shikoje vet këtë.

Kryeministri Edi Rama: Të kuptova shumë mirë. Këtu tek kjo kam një problem të madh unë me ty, e kam shumë të madh problemin këtu tek kjo sepse këto fjalët kështu në hava nuk më pëlqejnë. Nëse të vjen dikush dhe të thotë atë që the, ti duhet ta denoncosh, kupton? Patjetër, duhet ta denoncosh sepse ndryshe nuk mundet dot të funksionojë kjo punë që ti të çohesh këtu e të flasësh në hava e t’i ngarkosh të gjithë me përgjegjësi, ndërkohë që unë nuk e përjashtoj që të ketë individë të tillë, por ama kur thua Policia është shumë fjalë e madhe sepse Policia janë 9000 persona, apo jo?? Nuk mund t’i ngarkosh ti ata me fjalë në ajër, e para.

E dyta, zotëria juaj ka ndërtuar pa leje këtu apo jo? Ke ndërtuar pa leje. Po të ishe vetëm ti që ke ndërtuar pa leje do ta kishim zgjidhur këtë punë, por nuk je vetëm sepse, që të merremi vesh, dëgjoj këtë historinë e legalizimeve, ne kemi bërë dhe i kemi bërë ne, nuk i ke bërë ti meqë the “Nuk i ka bërë as ky as ai” sepse po të ishin të gjithë njësoj, në qoftë se është ashtu bashkë ne të dy tani do shkojmë bashkë në polici dhe do e denoncojmë bashkë të dy atë, ti do ta denoncosh sepse nuk mund të ma bësh mua kështu e të qeshësh, më kupton? Pra, ne të dy bashkë pasi të mbarojë mbledhja, do të shkojmë atje, do ta denoncojmë dhe do t’i shkojmë deri në fund atij personi që të paska cenuar ty sepse është edhe turp i madh që e thua kështu sepse normalisht, kjo nuk duhet të ndodhë, por përtej kësaj, nuk ka rëndësi. Unë nuk e përjashtoj fare që ka të tillë, nuk i përjashtoj fare, por ama në bazë të ligjit shqiptar, ti je po aq fajtor sa dhe kushdo qoftë që ka bërë këtë gjë nëse e ka bërë me ty, që e dyshoj shumë me thënë të drejtën.

Ne të dy do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune, unë me ty në mbështetje tënde deri në fund, patjetër, sepse nuk duhet t’i lëmë këta njerëz të të godasin dhe të nxijnë imazhin e shumë të tjerëve që nuk ja kanë për borxh asnjeriu që të përmenden kështu opshe sepse ka patjetër punonjës policie që meritojnë ndëshkim, ka patjetër edhe infermierë, mjekë që meritojnë ndëshkim, ka nga të gjitha, por ama nuk janë shumica, më kupton? Shumica nuk e meritojnë që të futen në një thes dhe që të mos futen shumica në një thes, raste si ky që më dhe ti mua duhen shfrytëzuar dhe ne të dy bashkë këtë rast do ta shfrytëzojmë në të mirë të shoqërisë.

Ndërkohë që, ajo që unë po thosha është kjo; janë bërë 270 mijë legalizime, – ti e merr me të qeshur por unë jam shumë serioz. E kuptova shumë mirë unë qëkur more fjalën se kam kaq vite që merrem me këtë punë dhe i njoh njerëzit edhe 200 metra larg. Që ti je tip me humor e kuptova unë që nga larg, por këtë humorin, bashkë me mua që kam edhe unë humor, do ta bashkojmë humorin dhe do të merremi seriozisht me këtë punë bashkë të dy ne. Do t’i shkojnë deri në fund kësaj ne, nuk do ta lëmë ne këtë punë që të ikë kështu. Në qoftë se ty dikush të ka kërkuar të paguash, ai do paguajë, pikë mbaroi muhabeti, kushdo që të jetë, por ti do ta tregosh se kush është.

Ndërkohë që 270 mijë legalizime janë bërë deri tani. Kanë qenë vetëm 21 mijë kur ne kemi marrë detyrën, janë bërë 270 mijë, janë dhe nja 60 mijë të tjera. Pse nuk kanë mbaruar? Sepse janë tej mase shumë në raport me mundësitë për t’i bërë si duhet dhe puna vazhdon, por ama 270 mijë janë bërë. Që ka rrugë në Tiranë dhe kudo qoftë nëpër lagje, nëpër zona që nuk janë siç duhet nuk e diskutoj fare unë por ama sot, zotëria juaj që banon këtu, je shumë më afër Tiranës ashtu si duhet sepse ke akset kryesore për bukuri që të kanë ardhur tek dera e shtëpisë, është kështu apo jo? Unë e di që ty nuk të duhen sepse ti për këtë punë ke ardhur dhe në takim, ti ke ardhur në takim pikërisht për këtë punë por unë jam shumë i lumtur që ke ardhur ti sepse kështu bëjmë dhe debat. Ty nuk të duhen akset, nuk e diskutoj fare unë hiç sepse ti ke ardhur, ke bërë një ndërtim pa leje dhe ti kërkon llogari pse aty pikërisht tek ndërtimi yt pa leje nuk ka 5 metra rrugë. Ndërkohë që akset që kanë lidhur gjithë lagjen me gjithë pjesën tjetër ty nuk të duhen. E kuptoj unë, jam shumë i qartë për këtë por ama më duhen mua, më duhen mua, i duhen të gjithë këtyre, i duhen qytetit, i duhen ekonomisë, i duhen edhe zhvillimit sepse nëse nuk do ishin bërë ato akse, kjo gjëja këtu që po bëjmë ne nuk do bëhej, që ta dish ti, ky transformim këtu nuk bëhej nëse nuk do ishin bërë ato akse sepse nuk vjen kush të bëjë një investim aq madhor sa do bëhet këtu ndërkohë që rruga kryesore është gjithë gropa, siç ishte deri para pak vitesh, apo jo? Nuk vije dot këtu fare sepse për fat të mirë unë e njoh shumë mirë këtë zonë, e di pse? Sepse kaloj shpesh dhe e shoh sepse unë jam katunar, nuk jam si ti, ti je qytetar.

Unë të dëgjova me respekt, ty po të drejtohem patjetër sepse unë i kam shumë qejf sfidat, ti më sfidove dhe unë po të përgjigjem. Po prit se nuk ke mbaruar, ne sa kemi filluar bashkë, ne do bëhemi miq bashkë, ne do jemi miq bashkë se ne të dy do t’i shkojmë deri në fund një çështjeje korrupsioni, unë dhe ti, të dy.

Mos u merr me gratë, më shiko mua, me gratë merrem unë se janë nën mbrojtjen time, ti më shih mua se po flas me ty që të flas me të gjithë në të njëjtën kohë dhe po të shpjegoj disa gjëra që janë shumë të thjeshta që ti dukesh që je shumë njeri i zgjuar se ke qenë dhe në emigracion dhe duhet t’i dish e t’i kuptosh se ke parë botë, ke parë botën si funksionon. Ky investimi këtu vjen si rezultat i investimeve që janë bërë.

Tjetra, unë e kuptoj shumë mirë problemin edhe të tubit të ujit, tubin e ujërave të ndotura dhe të rrugicës tënde që po të futesh në këtë zonë brenda kudo janë këto probleme por ama, ka një problem tjetër. Këtu, mesa di unë, mbase e kam gabim ma thoni ju, mesa di unë pjesa më e madhe këtu kanë një hall tjetër, nuk kanë këtë hallin si të rregullojnë 5 metra rrugë në këtë lloj kaosi që është këtu, një pjesë këtu kanë hallin si ta zhvillojnë pronën sepse nuk e zhvillojnë dot apo jo? A është kështu apo jo? Një pjesë këtu kanë një hall që i kanë ndërtimet, i kanë legalizuar, por nuk zhvillojnë dot pronën, duan të futen në marrëveshje për të zhvilluar pronën e nuk e zhvillojnë dot apo jo? Më ndjek ti miku im se me ty e kam unë? Të kanë gjetur mirë, të kanë gjetur fiks për këtë punë.

Tani, cila është arsyeja pse unë mendoj që nuk duhet ta bëjmë atë rrugën tënde? Më fal të ta jap përgjigjen pse nuk duhet bërë ajo rruga jote, ajo pjesa e vogël. Unë nuk e di ku e ke shtëpinë, por po të flas në parim. Kur të mbaroj më thuaj nuk të kuptova. Ti po më kupton shumë mirë mua se po më thua dhe bravo.

Nëse këtu do bëhen investime publike për të mbajtur këtë situatë siç është, janë para të hedhura kot ndërkohë që nëse këtu do të zgjidhet problemi që kanë pjesa dërrmuese që si ata që duan të zhvillojnë pronën të kenë mundësi ta zhvillojnë, atëherë kjo kërkon, nuk e di këtë të zonës së rindërtimit do e shohim ekzaktësisht se çfarë nënkupton kjo por nuk ka sesi të nënkuptojë që do bëhet zonë… nëse është caktuar si zonë rindërtimi domethënë që është zonë që mund të zhvillohet dhe nuk nënkupton, mendoj unë, që duhet të ikni se do rindërtohet se kjo nuk ka logjikë. Nëse konsiderohet si zonë rindërtimi do një plan urbanistik ku të përfshihet gjithë zona bashkë me gjithë territorin ku ju jeni dhe pastaj secili sipas dëshirës e zhvillon apo nuk e zhvillon, hyn në marrëveshje apo nuk hyn në marrëveshjes. Sepse në momentin që juve keni bërë legalizimin jeni pronar, a më kupton? Domethënë nuk bëhet dot një zhvillim pa leje, pa marrëveshje, por që ju të hyni në marrëveshje duhet një plan urbanistik këtu i zhvillimit të zonës, që të ndajë edhe pjesën ku do vazhdojë të ketë industri dhe ku s’ka industri se ka banorë dhe banorët dhe të zhvillojnë jetën e tyre. Kjo është si e shof unë. Je dakord me këtë vizion? Je dakord, po mirë pra në rregull, u morëm vesh. Domethënë ne jemi dakord bashkë me vizionin, kjo është shumë e rëndësishme. Jemi dakord se çfarë do të bëjmë sot deri në të ardhshmen për lagjen dhe jemi dakord se çfarë do të bëjmë ne të dy pas takimit, për të dyja këto jemi dakord. Atëherë unë ty do të kthej me partinë time. Mbaje mend ça po të them. Unë ty do të kthej, skam ardhur këtu për të bërë fushatë, po unë ty do të kthej me partinë time. Se do bëhesh edhe personazh sot nëpër lajme do ta shohësh. Shko kliko te syri do jesh kryesori ti atje. Po ti do bëhesh me mua. Demokraci hesapi, po hesapin ti do ta kesh me mua. Erdhe për të më hap probleme por ti dhe unë do jemi bashkë në një parti që zgjidh probleme për të tjerët. Se na mori kohë shumë se janë të vështirë këta demokratët.

– Kam një kërkesë. Që në 2016 kam paguar 3 milion e gjysmë për truallin edhe nuk marrë asnjë lloj përgjigje.

Kryeministri Edi Rama:  Si ke paguar për rrugën?

–  Nuk kam marrë certifikatë, kam shkuar gjithë andej dhe nuk kam gjetur zgjidhje.

– Unë jam një ish ushtarak dhe ish polic, kam ndjekur dhe atë rrugën tuaj, vij nga perëndimi. U dëgjova me vëmendje për këtë industrinë ushtarake mendoj që është një model i mirë, shumë patriotik.

Kryeministri Edi Rama: Tani që ta mbyllim, se e thashë dhe unë qëllimi ishte njëherë që t’ju qetësonim dhe të qetësonim gjithë zonën lidhur me investimin që do bëhet këtu që s’ka lidhje me asnjë lloj problematike për t’u shqetësuar, po përkundrazi, është një investim shumë i dobishëm, por nuk e kuptova pse the, u ktheve te pensionistët, se unë nuk kam ik ndonjëherë nga ideja që pensionistët janë pjesa më e pa shpërblyer e shoqërisë tonë. Madje, madje kaq e vërtetë është kjo që po them sa sapo kemi ardhur në qeveri, unë një nga gjërat që kam kërkuar ka qenë reforma e pensioneve dhe nëse sot ka dy blloqe pensionistësh, se nuk janë njësoj pensionistët, janë dy blloqe pensionistësh. Janë një bllok pensionistësh dhe nuk janë pak. Janë afro 220-230 mijë që marrin pensione më të mira dhe një bllok tjetër që marrin pensione më të ulta. Kjo ka ardhur si rezultat i asaj reforme. E tha më parë profesori i edukimit fizik. Ne e gjetëm këtë vend më kushtet më katastrofike për pensionistët, me keq se çfarë e gjeti ai rrugën kur erdhi nga emigracioni, fiks ashtu më keq, pse? Sepse ishte vënë një tavan dhe pensioni nuk ishte pension, ishte asistencë sociale. U mbyllën këto të gjitha fabrika e uzina, u nxorën të gjithë njerëzit në rrugë, u shkatërrua komplet baza industriale e vendit që për hir të vedetës në vende të tjera të rajonit funksionin dhe sot, pa shkuar më larg. Për shembull nëse flasim për industrinë ushtarake që ju e njihni më mirë se unë, sot Serbia ka një kapacitet industrial ushtarak të bazuar në 95% tek baza e vjetër industriale ushtarake që nuk e mori ta çoi për skrap.

Këtu u bë gjithë ajo katrahurë dhe çfarë ndodhi? Dolën njerëzit i thanë ikni tani, merrni pension 40 vjeç dhe u krijua një masë e jashtëzakonshme njerëzish që praktikisht nuk merrnin pension, merrnin asistencë me një shumë deri në 24 mijë lekë. Ajo që bëmë ne, është që bëmë reformë pensionesh dhe vendosëm sigurimet në bazë të të gjithë procesit.

Prandaj sot ka raste pa fund mësuesish që për të njëjtat vite pune, ekzakt për të njëjtat vite pune marrin 2 pensione të ndryshme. Ata që kanë dalë në pension pasi ne bëmë reformën, marrin pensione më të larta, sesa ata që kanë dalë përpara sepse pensionet e këtyre të dytëve janë të bazuar te sigurimet.

Tani pyetja është shumë e thjeshtë dhe e rëndë. Cila është zgjedhja që duhet të bëjmë ne? Nëse ne do të kishim bërë një zgjedhje ose do të bënim një zgjedhje që të merrnim paratë që janë për të bërë investime, për të bërë shkolla, kopshte, çerdhe, spitale qendra shëndetësore, rrugë e të tjera e do ti fusnim për të rritur pensionet, ne e para do bënim ekzaktësisht një piramidë që nuk do mbante dot. Pse? Sepse në rast se investimet të kthejnë prapa paratë dhe ti vazhdon rrit ekonominë, paratë që jepen drejtpërdrejtë në dorë, nuk kthejnë prapa para dhe do vinte një moment që ne do binim dhe një herë tjetër siç ramë tek piramidat.

Kjo nuk është gjëja që duam, apo jo? Nga ana tjetër, shkojmë në një drejtim të rritjes së ekonomisë dhe nga rritja e ekonomisë duam që të fusim sa më shumë. Pse i kemi bërë ne dy bonuse? Tani, njerëzit thonë s’janë gjë ato, s’janë gjë. J

anë 160 milionw euro në një hark kohor prej 3 muajsh në një vend si Shqipëria , për një buxhet si buxheti ynë, nuk janë gjë? Janë që ç’ ke me atë punë, janë shumë për mundësitë tona. Nuk janë shumë për pensionistët, por ama janë më shumë se ç‘ishin më përpara.

Ajo që tani ne kemi mundësi të shohim më me optimizëm, është rritja graduale e pensionit minimal. Për të arritur në një pension minimal 200 euro në fund te mandatit te 4. Kush ju thotë që kjo gjë bëhet menjëherë, ju thotë ekzatësisht të njëjtën gjë që ju ka thënë kur vajtët i futët lekët nëpër piramida. Ekzaktësisht. Asgjë më shumë, asgjë më ndryshe, asgjë më pak.

Që të bësh një hap të tillë, të marrësh paratë dhe t’i shpërndash pa ditur se ku do t’i gjenerosh përsëri për t’i shpërndarë përsëri, do të thotë thjeshtë dhe vetëm të marrësh frigoriferin që e ke mbushur për gjithë javën dhe të bësh një festë të madhe ditën e hënë, ditën e martë nuk do hash  se je shumë i ngarkuar me ç’ke ngrënë të hënën, të mërkurën të fillojnë problemet,  të enjten do shpërthesh ngaqë s’ke asgjë. Ne nuk e bëjmë dot ketë. Është shumë e thjeshtë po ama ajo që është pak por e sigurtë, është që plani ynë i pensioneve është i vetmi plan që ju jep pensionistëve më shumë dhe që i mundëson familjeve, vajzave, djemve, nipërve e mbesave që të kenë më shumë nesër. Është i vetmi plan. Nuk ka plan tjetër.

Dhe tjetra është që të kemi pension mesatar 400 euro të bazuar tek sigurimet, që duhet thënë kjo se është shumë e rëndësishme, të bazuar tek sigurimet, ndërkohë që pensioni minimal  sigurisht që duhet rritur dhe tek pensioni minimal duhet të fusim nga buxheti se nuk krijojmë dot ndryshe.

Pra duhet ta ngremë pjesën e poshtme më lart, ndërkohë që e përsëris, ata që dalin në pension aktualisht prej 10 vitesh, kanë pensione më të arsyeshme sepse reforma këtë bëri, dhe nëse ne i qëndrojmë këtij principi, atëherë do t’i bëjmë të dyja, edhe do t’i lehtësojmë pensionistët edhe do të garantojmë që ekonomia të ketë më shumë kapacitet për të shpërndarë më shumë se nëqoftëse nuk krijon kapacitete të reja, ça do shpërndash? S’ke ça shpërndan. Po krijove kapacitete të reja ke edhe çfarë të shpërndash. Prandaj edhe kjo që bëjmë këtu sot, është e mirë dhe për pensionet prandaj asnjëherë pensionistët nuk duhet të shqetësohen kur rriten pagat, asnjëherë. Pse? Sepse në çdo pagë të rritur ka më shumë për fondin e pensioneve, sepse nëse ne  i japim dikujt, po themi 500 euro, nga ato 500 euro i marrim një kontribut për pensionin shumë të vogël, nëse japim 1000 euro i marrim një kontribut për pensionin më të madh dhe të gjitha këto kontribute futen në fondin e sigurimeve dhe na japin ne mundësinë të japim më shumë pensione.

Pra, nuk është rritja e pagave, një gjë që shkon në kundërsens me rritjen e pensioneve, përkundrazi çdo rritje page duhet t’i gëzojë pensionistët se ka më shumë për ta, si rezultat i marrjes nga sigurimet. Kjo është baza dhe të jeni të sigurtë për një gjë, që ne e kemi pasur që në fillim se ne e kemi në ADN-në e forcës tonë politike, e kemi pasur që në fillim dhe e kemi pa pushim, seriozisht ama jo për t’u tallur as për të fituar vota, por seriozisht që ne t’ua bëjmë sa më të lehtë barrën pensionistëve. Këtë as nuk duhet të vërë në dyshim asnjë fare. Kurse premtimet me pensione që janë për t’u çuar në këmbë e për t’u duartrokitur, i bëjnë të tjerët. Pse i bëjnë? Se s’kanë gjë në dorë, se s’do kenë gjë në dorë. Kush s’ka gjë në dorë, të premton ça të duash ti, apo jo, miku im? Kur s’ka gjë në dorë, thotë ‘’posi mo, ça do ti?’’.

Ti ke në dorë shumë, unë po të them po të ishte dikush tjetër këtu që të kishte gjë në dorë, do i kishe thënë atij, ‘’ça ke ti, problemin e tubacionit ke? E shikon sa të poshtër janë këta? Unë do të ta rregulloj tubacionin, madje do të të bëj dhe një pishinë aty për gjithë lagjen’’.

Edhe ty do të thoshte ça të duash ti të dëgjosh, problemi është që  s’do kemi mundësi t’i vërtetojmë se s’do provojnë dot se nuk kanë gjë në dorë. Unë di përsa kohë që është përgjegjësi për çfarë them sepse do vij prapë nesër. Ja, më vjen mirë që ato që i kam thënë këtu, i kam mbajtur, më vjen shumë mirë. Jo gjithmonë të gjitha mund të mbahen në kohën që ti do se ka gjëra që nuk shkojnë ashtu siç do ti, por ama do vij prapë nesër unë. Si të të them ty pastaj?  Të të them që shiko se s’e kisha mendje? S’ta them dot, kështu që për pjesën që është e mundur, gjithçka që është e mundur, ne e bëjmë. Dhe pikërisht për ketë, shumë gjëra që janë dukur të pamundura, mund t’i bëjmë të mundura dhe e fundit fare që dua të them para se të largohemi, dua t’ju prezantoj pak me .. që ta shihni dhe si person, se kush është personi që drejton kompaninë që po bëmë marrëveshjen me Ministrinë e  Mbrojtjes dhe kush është personi që është në krye të kompanisë që ka prodhuar këto.

E shihni me çudi se nuk e besoni ëë? Se prisnit ndonjë burrë me zë të trashë si puna e atij mikut tim atje, po ja, e sheh? Kjo i ka prodhuar këto. Kjo i ka prodhuar këto. Nga Bulqiza është me origjinë. Ka shkuar në emigracion, ka mësuar, ka hapur një kompani. Kompania ka vetëm vajza, kështu që ti s’ke shans të futesh në punë. Ka vetëm vajza për të provuar që vajzat janë më të mira se djemtë kur bëhen bashkë se kjo në fakt inatin e ka me babën e vet, se baba donte djalë patjetër, nuk bëri dot djalë dhe kjo tha ‘’ti mendon që meqë s’bëre djalë, do më shohësh mua si kur jam më e dobët? Do të tregoj që mund të jem djali më i mirë që mund të kesh’’. Edhe ja ku jemi. Kështu që unë besoj që duke parë Arjetën, nuk ju shkon mendja që këtu do ketë ndonjë shpërthim, apo jo? Kështu që, s’keni pse shqetësoheni.

Do prodhojmë makina ushtarake për policinë, ushtrinë, zjarrfikëse etj edhe do t’i eksportojmë, ndërkohë dhe nuk është fantazi kjo, se ndërkohë kompania e Arjetës prodhon ndërkohë, ka çuar autoambulanca në Ukrainë, ka çuar zjarrfikëse në vende të tjera, kështu që nuk është shaka kjo, është shumë serioze kjo situatë dhe duke pasur të tilla zhvillime, do kemi mundësi të kemi më shumë për të shpërndarë dhe do rrisim dhe pensionet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta