
Britanikët pritet të përjetojnë këtë javë temperaturat më të larta për muajin prilli në shtatë vitet e fundit, me termometrin që mund të arrijë në në 27°C.
Disa zona në Anglinë jugore mund të arrijnë 27°C të mërkurën ose të enjten dhe kjo do të jetë dita më e ngrohtë të prillit që nga viti 2018, sipas parashikimit të meteorologëve.
23°C pritet të shënojë termometri në disa pjesë të Skocisë dhe Irlandës së Veriut, ndërsa në Uells mund të regjistrohen temperatura deri në 25°C.
Ndërsa presioni i lartë atmosferik po rritet, ajri i ngrohtë nga Evropa do të qëndrojë mbi Mbretërinë e Bashkuar, duke ngritur temperaturat mbi 20°C gjatë pjesës më të madhe të javës. Mesatarja për fundin e prillit zakonisht varion nga 11°C në 16°C, raporton The Times.
Gjatë fundjavës një front i dobësuar moti solli pjesërisht shi në pjesët perëndimore të Mbretërisë së Bashkuar, por kushtet e qëndrueshme pritet të fillojnë që në fillim të javës tjetër.
Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në prill ishte më 16 prill 1949, kur në Camden Square në Londër u regjistruan 29.4°C.
Sipas parashikimeve, temperaturat do të mbeten të larta deri më 2 maj.
Top Channel