Luftë kundër mushkonjave, nis procesi i dezinfektimit pas një periudhe mungese në Shëngjin

28/04/2025 12:19

Në Shëngjin ka nisur procesi i dizinsektimit, pas një periudhe të gjatë mungese.

Zona turistike, e ndjeshme për shkak të afërsisë me lagunën  është trajtuar për të parandaluar përhapjen e mushkonjave, një shqetësim i kahershëm për banorët dhe pushuesit.

Fushata po zhvillohet nën mbikëqyrjen e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë. Drejtori Elson Frroku thotë se veprimet nuk do të mbeten sporadike, por do të pasohen me kontrolle të vazhdueshme.

Përmes këtij procesi, synohet të përmirësohet ndjeshëm higjiena dhe të mbrohet shëndeti publik, ndërsa Shëngjini të jetë gati për të pritur sezonin turistik me kushte më të sigurta për pushuesit dhe banorët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta