
Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, janë përfshirë në një debat me drejtorin e zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela lidhur me një shkrim ku Grenell konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Rama.
Sipas një lajmi të publikuar edhe online Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në tiranë ku të takonte kryeministrin Rama.
Grenell ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale ku ka bashkëngjitur edhe shkrimin si dhe duke i kërkuar Lelës që ta përgënjeshtrojë atë pasi nuk ka asnjë të vërtetë.
“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.
Djali i presidentit Trump ka reaguar duke e ripostuar në Twiter reagimin e Grenell. Ai vizitoi pak ditë më parë Beogradin ku u takua me Presidentin Vuçiç.
Dear @AlfredLela,
I realize you are days away from an important election. I understand emotions are high. I have watched your election silently from the sidelines because Albania is an important and trusted NATO ally of America (and one of my favorite countries to visit &… pic.twitter.com/kKPWaw9uIj
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 28, 2025
Top Channel