
Në Elbasan u zhvillua Konferenca e 12 ndërkombëtare mbi Inovacionin dhe vizionet e reja “Perspektivat në Biznes e Ligj” organizuar nga fakulteti i Biznesit e Ligjit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
E konceptuar për të sjellë çdo vit risi dhe studime të rëndësishme shkencore, këtë vit konferenca u fokusua në diskutime e debate për problemet me të cilat haset ekonomia bizneset në shekullin e 21. Sipas dekanit të këtij fakulteti konferenca synon të gjenerojë njohuri të zbatueshme me fokus integrimin rajonal.
Në këtë konferencë pjesëmarrës ishin përfaqësues akademikë vendas e të huaj si Italia, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria e Turqia.
“Ne mendojmë që bashkëpunimi duhet të jetë midis të gjitha programeve të studimit si bachelor, master, projekte ndërkombëtare etj. Ne kemi shumë ide dhe në të ardhmen ne mendojmë të forcojmë bashkëpunimin midis universiteteve tona. Idetë tona kryesisht kanë të bëjnë me pjesëmarrjen në projekte shumë të rëndësishme ndërkombëtare si Erasmus etj. Këto konferenca janë shumë të rëndësishme në shkëmbimin e eksperiencave tona të mësimdhënies dhe studimeve shkencore”, shprehet Prof .Daniela Feschiyan, University of National and World Economy, Bulgaria
“Në studimin tim flitet për mënyrën e të kuptuarit të kulturës si strategji. Strategjia për të qenë i suksesshëm, bashkëpunues dhe gjithashtu rregullat se si individët mund të ndihmojnë që kjo gjë të krijohet si mundësi për zhvillimin e vendeve dhe popujve. Kultura është konsideruar si diçka me ngjyra, e bukur, por jo si diçka që mund të sjellë zhvillim ekonomik. Dhe ky është perceptim i gabuar. Ju e dini kur ka nevojë për reduktimin e fondeve, e para gjë që shkurtohet janë fondet për libraritë.
Pra mënyra të tilla të reja të perceptimit janë shumë të rëndësishme jo vetëm për shkëmbimin mes nesh, por edhe të integrohen në perceptimet e studentëve.” thotë Annie Tubadji, SwanseaUniversity, United Kingdom
Midis zhvillimeve të tjera teknologjike, konferenca trajtoi edhe shfaqjen e IA dhe ekonomisë digjitale e cila sipas studiuesve në këtë konferencë kërkon një ri përcaktim të sistemeve ligjore për t’ju përshtatur këtyre realiteteve të reja.
Top Channel