
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ‘goditi’ Spanjën dhe Portugalinë pasditen e së hënës, duke shkaktuar shumë probleme në komunikim dhe transport.
Operatori spanjoll i rrjetit të energjisë Red Electrica tha se po punonte me kompanitë e energjisë për të rivendosur energjinë. “Shkaqet janë duke u analizuar dhe të gjitha burimet janë duke u dedikuar për zgjidhjen e tij. Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë.”, tha ai.
Momenti i ndërprerjes së energjisë është kapur në xhirimet e kanalit laSexta teksa errësira ka ‘mbuluar’ studio gjatë një transmetimi live.
“Një ndërprerje e përgjithshme e energjisë elektrike ka lënë disa zona të Spanjës dhe Portugalisë pa energji elektrike. E njëjta gjë ndodhi në kanalin laSexta, ku u detyruam të prezantonim programin Al Rojo Vivo pothuajse në errësirë”, deklaroi kanali pothuajse në rrjetet sociale.
🔴 Gran apagón a nivel nacional: sin luz y con problemas de comunicación en diferentes puntos de España. Lo hemos vivido en directo en el plató. https://t.co/tDtGnkAAF9 pic.twitter.com/KsbR59BI6F
— laSexta Noticias (@sextaNoticias) April 28, 2025
Forcat policore të Portugalisë thanë se semaforët dhe ndriçimi i rrugëve rrezikonin të dështonin. “Ulni shpejtësinë dhe kushtoni më shumë vëmendje”, thanë ata, duke i udhëzuar njerëzit të shmangin udhëtimet e panevojshme. “Të jepni përparësi drejtimit të sigurt: qetësia juaj shpëton jetë”, thuhet më tëj në deklaratën e tyre.
🔴 ÚLTIMA HORA | España sufre un apagón eléctrico masivo en todo el país: semáforos apagados y tiendas sin luz
Sigue el minuto a minuto: https://t.co/XAIVy3ql6F pic.twitter.com/hKAhDuLzTl
— Cadena SER (@La_SER) April 28, 2025
Operatori spanjoll i trenave Renfe tha se kishte një ndërprerje të energjisë elektrike në nivel kombëtar, duke shkaktuar ndalimin e trenave dhe anulimin e nisjeve, raportoi Reuters.
Top Channel