Kanabis me postë nga SHBA, Prokuroria Tiranë zbulon 8 raste të trafikimit në një muaj, sekuestrohen mbi 15 kg me përqindje të lartë THC

28/04/2025 12:13

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare kanë goditur vetëm muajit prill, tetë raste të trafikimit të kanabisit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Kanabisi, me përqindje të lartë THC transportohej nga SHBA-të drejt Shqipërisë nëpërmjet pakove postare, një fenomen i zbuluar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe i shtrirë në pothuajse gjithë territorin e vendit.

Vetëm gjatë muajit të fundit, Prokuroria e Tiranës ka identifikuar raste të këtij lloj trafikimi në qytetet: Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan e Vorë. Ndërkohë që hetimet vijojnë për raste të tjera.

Deri më sot, në tetë rastet e zbuluara janë sekuestruar në total 15.2 kg kanabis me përqindje të lartë THC, ndërkohë që janë arrestuar dhe shpallur në kërkim si të implikuar në këtë veprimtari kriminale, 12 persona. Një pjesë prej tyre, janë arrestuar në flagrancë në momentin e marrjes në dorëzim të pakove me kanabis në degë të ndryshme të Postës Shqiptare.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta