Dy javë nga zgjedhjet parlamentare, Komisioni Qendror i  Zgjedhjeve testoi pajisjet e identifikimit  biometrik.

Problematikat e shënuara në zgjedhjet e shkuara  me identifikimin e zgjedhjeve ka bërë që KQZ të  ndjekë një protokoll  shtesë  masash.

“Pas auditimit të zgjedhjeve te 14 majit, janë marrë masa për riverifikimin e paisjeve”, tha nënkomisionerja e KQZ.

Nënkomisionerja Lelaba Pelinku bën me dije se operatorët vijojnë të jene sërish e  thembra e Akilit të zgjedhjeve.

“Në momentin që flasim 31 qendra votimi ende pa operator”, u shpreh ajo.

Paralelisht me pajisjet e identifikimit biometrik  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën testimin ne terren të makinerive që do të përdoren për votimin  dhe numërimin  elektronik  në njësinë numër 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta